New York Times: Shqipëria një ndër destinacionet më të bukura për Krishtlindje

70

Prestigjiozja ‘The New York Times’ ka bërë një listë me rekomandime për lexuesit sa i përket 10 vendeve më të bukura që duhet të vizitohen gjatë këtyre ditëve të fundvitit.

Në top 10’she të kësaj liste hyn edhe Shqipëria, si njëra ndër vendet me bukuri të mëdha, duke veçuar Tiranën si një qendër kozmopolite.

Në hyrje të këtij shkrimin, prestigjiozja amerikane e përkufizon Shqipërinë si streha e radhës së Evropës për ekspeditat artistike.

‘Pastaj ka ato destinacione, si Tirana, Shqipëri – e cila është e gatshme të bëhet streha e radhës e Europës për ekspeditat artistike – që janë tërheqëse pikërisht sepse ato janë të duhurat. Me një vijë bregdetare rreth 426 km, Shqipëria ndodhet pranë Italisë. Tirana po bëhet një qendër kozmopolite, ku përplasen epokat. Vendi kaloi 5 shekuj nën pushtimin Osman, përpara se të bëhej një shtet komunist deri në vitin 1991. Shumë ish-emigrantë janë rikthyer dhe është vetëm çështje kohësh që të tjerë të rikthehen në vendin e tyre’, thuhet mes të tjerave në shkrim.