Nga Gjermania në Suedi/ Rriten me 300% eksportet e fruta-perimeve gjatë gushtit

35

Eksportet e fruta-perimeve gjatë muajit gusht njohën një rritje prej 300% krahasuar me gushtin e vitit 2019.

Krahas rritjes së volumit të eksporteve këtë vit kemi patur edhe një cilësi më të mirë të produkteve në treg. Falë kësaj jemi bërë më të konkurueshëm.

Rritjen më të madhe të eksporteve e ka shënuar grupi i fruta-perimeve, kryesisht shalqi, pjepër, domate, kastravec.

Më së shumti produktet bujqësore shqiptare shkojnë në tregun rajonal, por edhe në Suedi, Angli, Itali dhe Gjermani.