Nis ndërtimi i lotit të 3-të të rrugës Berat-Ballaban, akses më të afërt me Greqinë

221

Puna në kantierin e lotit të 3-të të rrugës Berat-Ballaban po vijon me ritme të shpejta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se sapo kanë filluar punimet e gërmimit dhe të mbushjes për formimin e trupit të rrugës.

Gjatësia e këtij loti që fillon në Ballaban dhe përfundon në afërsi të fshatit Buz, është 16 km.

Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe ju shërben afro 150 mijë banorëve.

Përfundimi i këtij projekti do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave në të cilat kalon, do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.

/ata.gov.al