Nis numërimi i pelikanit kaçurrel dhe atij rozë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Shkodër, Prespë, Vlorë, Kune-Vain etj.
Censi i pelikanit do të zgjasë 2 ditë dhe zhvillohet për të dytin vit në Shqipëri për të parë tendencat e kësaj popullate në vendin tonë.
Censusi po kryhet nga punonjës të AKZM, ekspertë dhe vullnetarë.
Parku kombëtar Divjakë – Karavasta është bërë mjaft i njohur në rajonin e Ballkanit për shkak të kolonive të pelikanit dalmat, ose i njohur ndryshe si pelikani kaçurrel.