Një Agropike e re për fermeret e Tiranës

104

Agropika më e re që u çel sot në Tiranë, është njëra prej 20 pikave të tilla të hapura në disa qytete të vendit, e konceptuar si një dritare e dedikuar për fermerët që duan të investojnë në bujqësi dhe zhvillimin rural apo të informohen për zhvillimet më të reja në sektorin e bujqësisë.

Përmes kësaj Agropike, fermerët e Tiranës do të marrin orientimin e duhur për produktet e tyre, në përputhje me kërkesat e tregut, si dhe do të asistohen gjatë procesit të aplikimit për skemat mbështetëse.