Një film shqiptar nominohet për ”Oscar”

2640

filmi-per-kromin-2

“Kromi” është përzgjedhur si filmi shqiptar dramatik që garon për “Oscar” në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

Filmi i Bujar Alimanit rrëfen sesi një nënë memece, pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten, në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit ndjehet keq kur një mashkull hyn në jetën e tij dhe të nënës. Ngjarjet marrin shtrirje në jetën e provincës ku ai krijon miqësi me një mësuese rock-ere që është rebeluar dhe ka ikur nga shtëpia.

Ky film është i dyti i regjisorit Alimani që nominohet nga Shqipëria për “Oscar”, raporton “Holliwood Reporter”.

Filmi është shfaqur për herë të parë në vitin 2015 dhe është një bashkëproduksion mes Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës. Shqipëria ka dërguar që nga viti 1996 filma për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, por asnjë prej tyre nuk është futur në listën finale.

Burimi: Dita.al