Një mace si… rojë sigurie?

16

Një mace e veshur me një jelek verdhezi sigurie, kalon pranë rojave të sigurisë, të rreshtuar jashtë një ndërtese zyrtare në Filipine, në pritje të ”udhëzimeve” për turnin e saj.

Conan, një mace endacake gjashtëmuajshe, iu bashkua ekipit të sigurisë në Qendrën e Korporatës Botërore në kryeqytetin e Filipineve, Manila, disa muaj më parë.

Ajo është një nga macet me fat e adoptuar jozyrtarisht nga oficerët e sigurisë në qytet, ku mijëra mace jetojnë në rrugë.

Megjithëse maceve u mungojnë aftësitë e sigurisë së qenve dhe priren të flenë në punë, rojat e sigurisë – të cilët punojnë 12 orë në ditë dhe mërziten disi gjatë turnit të tyre – shijojnë mirësinë dhe shoqërinë e tyre.

Conan u shpëtua kur ishte disajavëshe nga një pastruese, e cila e gjeti atë duke rënkuar në parkingun e pallatit.

“Më heq stresin”

Gardianët e dëshpëruar, të cilët donin diçka për të gjallëruar turnet e tyre, vendosën ta ”emëronin” në këtë detyrë.

“Nëse Conan nuk është këtu, unë nuk jam i motivuar”, i tha AFP-së Aljon Aquino, 30 vjeç.

“Më largon stresin”, thekson ai.

Fotot e Conan janë shpërndarë mijëra herë në Facebook.

Ajo është një nga dhjetëra macet që jetojnë në Qendrën e Korporatës Botërore, një ndërtesë zyrtare dhe shitjesh me pakicë, ku lejohen edhe të bredhin.

Duke bërë një jetë të mirë, Conan, megjithatë, tregon pak entuziazëm për të ndihmuar ”kolegët” e saj në detyrat e tyre, të tilla si kërkimi i çantave të klientëve dhe punonjësve në hyrje të ndërtesës.

Ajo preferon shumë të pushojë para kafenesë aty pranë.

“Ndonjëherë njerëzit e përqafojnë sepse është shumë e këndshme”, thotë Aquino.

/ata.gov.al