Një tjetër shkollë shqipe hap dyert në Zvicër

27

Një tjetër shkollë e re shqipe ka hapur dyert këtë fillim viti në Zvicër.

Në qytetin e Kreuzlingen-it, kantonin Thurgau, prindërit shqiptarë tanimë mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.

Mësuesja e kësaj shkolle, Albana Bejta-Gjocaj, ka thënë se kjo shkollë është hapur me numër të kënaqshëm të nxënësve.

Disa prej fotove të cilat mësuesja i ndanë me të lexuesit, mund t’i shikoni më poshtë.