Donika Klenja, origjina e të cilës është një qytët i vogël në veri-lindje të Shqiprisë, ka treguar se talenti dhe puna shpërblehen gjithmonë.
Donika ka bërë jo pak krenare origjinën e saj, teksa mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në “Universitetin e Bristolit ” duke u vlerësuar me diplomën “First Class” si dhe me çmimin “Lucy Brown Cancer Prize”.
Ajo u zgjodh studentja më e mirë e fakultetit dhe si e tillë vazhdon studimet post-diplomike në fushën e luftës kundër kancerit.
Por trofeu i radhës për Donikën u bë një tjetër master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19.
Pak muaj më vonë, ajo u zgjodh si një ndër 7 studentët nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë bota, për të ndjekur direkt studimet e doktoraturës ne mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”, me bursë të plotë pranë spitalit te Ninewells.
Donika punën e saj e shtriu jashtë kufinjve anglezë, dhe këtë e dëshmoi rezultate në shtete të ndryshme si Holandë, Kenia, SHBA me gara ndërkombëtare duke prezantuar ide inovative për ardhmërinë e shkencës dhe duke u shpërblyer me medalje të arta.