Familja më e madhe në Britani është rritur akoma më shumë pasi kanë mirëpritur në jetë fëmijën e 21-të.
Sue Radford ka sjellë në jetë foshnjen Bonnie Raye vetëm 12 minuta pasi i erdhën dhimbjet e lindjes.
Noel dhe burri i saj janë të bindur se nuk do të kenë më fëmijë, por kjo është diçka që e kanë thënë edhe më parë.
“Kemi vendosur se nuk duam më. Bonnie e përmbushi familjen tonë,”-tha 43-vjeçarja.
Ndërsa Noel shtoi: “Disa njerëz vendosin që të ndalojnë pasi bëjnë 2 ose 3 fëmijë. Por ne e morëm vendimin pas fëmijës së 21-të.”
Bonnie, e cila lindi të martën, tashmë është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Foshnja është tre dekada më e vogël se motra e saj më e madhe, Chris.