Njihuni me Hamiden, gruaja e vetme që punon si saldatore në Shqipëri: Puna është ilaçi më i mirë

4

Hamide Blacari afërsisht prej gjysmë shekulli punon si saldatore në kombinatin metalurgjik. Ky profesion nuk ishte e zgjedhja  e saj, 50 vite më parë qe sistemi ai që vendosi për arsimin profesional të Hamides.

“Atëherë ishte industria në zhvillim e sipër dhe kishte shumë nevojë për specialistë të degëve të ndryshme. Edhe ne na çuan, pasi nuk e dinim si ishte profesioni. Tani jam shumë krenare për këtë punë, pasi e bëj me dashuri”, tha Hamide Blacari, saldatore.

Në ato vite Hamideja kishte plot kolege që punonin  me të, ndërsa sot ajo thotë se mund të jetë gruaja e vetme në Shqipëri që punon si saldatore.

Edhe pse në moshë pensioni, 66-vjeçarja vazhdon të punojë si saldatore.  Në shtator të vitit të kaluar Hamideja u përball me probleme serioze shëndetësore,  ku për të luftuar sëmundjen e rëndë iu desh të fillonte kimioterapinë. Pavarësisht kësaj gruaja saldatore thotë se puna është ilaçi më i mirë.

“Ne duhet të merremi me punë dhe aktivitete te ndryshme, dhe punë është  një ndër këto që të largon dhe stresin, plus të ndihmon ekonomikisht. ”/Marre me shkurtime nga TCH