Shtëpitë prej drura janë mjaft të preferuara për qytetarët. Janë ekologjike, montohen shpejt dhe mund të çmontohen gjithashtu.
Ato janë shumë të kërkuara edhe në Shqipëri dhe kohët e fundit disa subjekte merret me këtë biznes.
Njëri prej tyre është edhe Iliri. Pas eksperiencës së ndërtimit të pallateve, ai kaloi tek shtëpitë prej druri.
Kërkesat nuk i mungojnë, ndërsa porosinë e fundit e ka marrë nga Gjermania.
Gjatë gjithë kohës e shoqëron i biri, të cilin po e përgatit si pasuesin e një biznesi me qëllim trashëgimin e traditës familjare./Përgatiti PO.AL


