Njihuni me Lidian, gazetarja shqiptare me një histori suksesi në SHBA

92

Dhjetëra shqiptarë po ngjisin majat në vende të ndryshme të botës falë talentit të tyre. Dominimi është i gjithanshëm, në art, kulturë, kinematografi, muzikë, libra, por edhe në gazetari.

E lindur dhe rritur në Bronx të New York-ut, por me prindër shqiptarë që emigruan nga Shqipëria në Amerikë, Lidia Curanaj do ketë një takim në qendrën për të rinjtë shqiptar në Greenwith të Connecticut-i , me datë 23 shkurt. Jo të githë e njohin Lidia Curanaj, ndonëse kush i ndjek lajmet nga bota, do e ketë parë të paktën një herë në ndonjë kanal amerikan. Lidia prej 20 vitesh dhe punon në një media të njohur amerikane si FOX 5 dhe tashmë punon me kohë të pjesshme në FIOS1 News, që të kalojë më shumë kohë me burrin Victor dhe vajzën Julia.

Ajo është fituese dy herë e Emmy, çmimit për gazetarinë. Ka punuar si prezantuese si dhe reportere lajmesh në media prestigjioze si Fox, CBS News etj.