Njihuni me Ravajolin, shqiptari mes 150 shefave më të mirë në botë

62

Ravajol Hasani është një nga shefat shqiptarë të kuzhinës më të njohur në botë. Hasani, i cili jeton në Qipro, ka një përvojë të gjatë në fushën e gastronomisë.

Numëron një sërë çmimesh ndërkombëtare por këtë vit, ai është vlerësuar si një nga 150 shefat më të mirë në botë.

Ndër çmimet me të cilat është vlerësuar janë ‘Luga e Argjendtë’, ‘Kapela e Artë’ dhe ‘Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016″, si dhe ka gatuar për disa personazhe të famshëm.