Njihuni me shqiptaren që kandidon për deputete në Zvicër

98

Arbela Statovci, shqiptare me origjinë nga Kosova, është kandidate për deputete për Parlamentin e Cyrihut në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars në Parlamentin e Cyrihut .

Kjo nuk është hera e parë , që jepet një kandidaturë e tillë , dhe Arbela i shtohet së fundi numrit të vogël të shqiptarëve që kanë arritur të bëhën deputetë, dhë të arrijnë suksese edhe  duke u bërë figura përfaqësuese në fusha të në ndryshme si sport, politikë e kulturë.

Prej kohësh aktive me ndërmarrjet e saj dhe kërkimet inovative studimore, ajo shprehet se suksesi i saj  ka ardhur falë përkushtimit të vazhdueshëm dhe se Zvicra është një vend që falë sistemit të integruar arsimor ofron mundësi të mëdha për të rinjtë .

”Si një ndërmarrëse, arsimi, kërkimi dhe inovacioni janë shumë të rëndësishme për mua, sepse ato janë qendrore dhe të lidhura ngushtë. Suksesi i Zvicrës bazohet kryesisht në një sistem të shkëlqyeshëm arsimor. Inovacioni është motori ekonomik i vendit tonë. Rinia jonë është e ardhmja jonë”, ka thene ajo.