Njihuni me trajneren e parë femër që drejton një ekip meshkujsh

77

Të jesh femër edhe të trajnosh një ekip meshkujsh nuk është diçka e zakontë në botën e futbollit.

Imke Wübbenhorst është e para femër trajnere e cila militon në 5 ligat e para në Gjermani. Ajo drejton një ekip që përbëhet nga meshkuj, duke thyer paragjykimet dhe tabute. Bëhet fjalë për skuadrën e Cloppenburg. 30 vjeçarja u ul në pankinën e skuadrës gjermane në fundin e vitit të shkuar dhe objektivi kryesor i klubit është që të shmang rënien nga kategoria.

Imke është një karakter i fortë. Një femër e zgjuar dhe me autoritet.

Ajo dikur ka qënë një lojtare e ekipit të femrave të  Cloppenburg, por sot ka veshur konstumin e trajneres, ku drejton ekipin e meshkujve.