Njihuni me zogun e rrallë, qëndron deri tetë muaj në ajër pa kontakt me tokën

95

Një zog i vogël migrator i quajtur “common swift” e kalon pjesën më të madhe të vitit në ajër, pa pasur asnjë kontakt me tokën, shkruan National Geographic.

Sipas studimit më të fundit të Universitetit Lund në Suedi këta zogj të rrallë mund të qëndrojnë deri në 8 muaj pa pasur asnjë kontakt me tokën.

Studiuesit kanë vendosur disa pajisje të vogla në trupin e zogjve gjë që ka bërë të mundur përcaktimin e zonave ku shpendët bëjnë udhëtimet epike.