Nominimet për Oscar, kryeson filmi ” A star is born”

101

Parashikimi i fituesve në ceremoninë e çmimeve Oskar nuk është i lehtë. Zgjedhjet e Akademisë i kanë përmbysur jo rrallëherë pritshmëritë ndërsa anëtarët e saj ndërrohen çdo vit.

Megjithatë, përpjekjet për parashikime nuk mungojnë. Sipas këtyre të fundit, filmi “A Star Is Born” ka shumë mundësi të marrë numrin më të madh të nominimeve, ndërsa jo shumë larg tij renditen “The Favourite”, “Roma” dhe ndoshta “First Man”.

Për çdo rast, filmi me numrin më të madh të kandidimeve nuk është automatikisht favorit për t’u shpallur filmi më i mirë. Këto vitet e fundit “Gravity”, “The Revenant” dhe “La La Land” nuk kanë mundur ta rrëmbejnë këtë trofe, edhe pse ishin ne krye të listës së preferencave.

“Black Panther” konsiderohet një kandidat i fortë për çmimin kryesor në kategorinë e figurës më të mirë, dhe nëse arrin të fitojë vërtet atje, do të bëjë histori si filmi i parë i frymëzuar nga një krijim i animuar që do të arrijë të sigurojë një vlerësim të tillë.

Regjisori i filmit “Roma” pritet gjerësisht të marrë një nominim ndërsa gjasa të mëdha vlerësimi edhe për prodhimin, shkrimin dhe kinematografinë. Nëse ia del vërtet, Alfonso Cuarón do të bëhet personi i dytë që është nominuar në gjashtë kategori të ndryshme brenda një viti.