Filmi shqiptar “Dita zë fill” nderohet sërish me çmim ndërkombëtar

130

Betejat e një gruaje në kufirin e hollë mes jetës dhe vdekjes është historia që i dha jetë filmit “Dita zë fill”.

Një vit e gjysmë pas premierës, filmi me regji dhe skenar të Gentian Koçit vijon të korrë sukses në festivalet ndërkombëtare të filmit.

Kjo vepër  u nderua me 2 çmime të tjera së fundmi. Në Festivalin e Filmit për vendet e Mesdheut, krijimi kinematografik i Koçit u nderua me çmimet për regjinë dhe skenarin më të mirë.

Me pjesëmarrje në mbi 40 festivale, ku disa prej tyre kanë qenë të kategorisë më të lartë dhe me 11 çmime ndërkombëtare, “Dita zë fill” është një nga filmat më të suksesshëm të historisë së kinematografisë shqiptare.

I shfaqur në 5 kontinente dhe në shumë vende të Evropës, filmi do të vijojë rrugëtimin në festivalet e filmit në Argjentinë dhe Hagë.