Nuk ndalet puna për kujdesin ndaj monumenteve

15

DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me Albania Rope Access kanë kryer ndërhyrje të specializuar për pastrimin e mureve të Kalasë së Argjirosë nga bimësia kacavjerëse, duke shmangur kështu demtimin e mureve, por edhe duke nxjerrë edhe më tepër në dritë madhështinë e monumentit.

Kalaja vazhdon të mbetet atraksioni më i veçantë turistik për vizitorët vendas dhe të huaj, në qytetin e Gjirokastrës. Kalaja dhe Gjirokastra përmenden për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme.

Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

/ata.gov.al