Si ta mbroni trurin tuaj përmes ushqimit

13

Truri me siguri nuk do të jetë i zëvendësueshëm, kështu që organi ynë ”fisnik” duhet të mbetet i ri për aq kohë sa të jetë e mundur.

Neuroinflamacioni është armiku i parë që luftohet me një dietë të pasur me fruta, perime, peshk dhe vaj ulliri.

Një dietë e shëndetshme mund të reduktojë indekset inflamatore dhe të shmangë si fillimin e sindromës metabolike ashtu edhe sëmundjet kardiovaskulare, siç tregohet nga shumë studime shkencore.

Sot ne e dimë se faktorët mjedisorë, si dhe gjenetika, janë të aftë të ndikojnë në shëndetin tonë. Ushqyerja, e cila i përket kategorisë së faktorëve mjedisorë, mund të veprojë afatgjatë edhe në gjenetikën dhe veçanërisht në epigjenetikën, e cila përfaqëson pjesën e ADN-së tonë që mund të modifikohet.

“Dieta mesdhetare është në gjendje të mbrojë trurin nga rënia kognitive duke vepruar në neuroinflamacion, d.m.th inflamacion i trurit”, shpjegon Di Stadio, ekspert i neuroshkencës.

Lidhja midis një diete të shëndetshme dhe ruajtjes së funksioneve të trupit (trurit, zemrës, pankreasit, etj.) është e mirënjohur për mjekët dhe shkencëtarët, por më pak për publikun.

Recetat e shëndetshme përshkruajnë gjithashtu se cilat ushqime janë në gjendje të luftojnë neuroinflamacionin, si p.sh. majdanozi, dhe sugjeron receta të bazuara në kuzhinën mesdhetare.

/ata.gov.al