“Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm”, Shqipëria marrëveshje me Serbinë

267

Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në përfundim të  Konferencës së tretë Ministeriale “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm” ka firmosur marrëveshjen e parë për bashkëpunim kulturor me Serbinë.

Qëllimi i këtij programi bashkëpunimi kulturor është të zhvillojë dhe mbështesë bashkëpunimin kulturor mes institucioneve dhe organizatave të ndryshme të të dy vendeve, në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e politikave në art – kulturë dhe trashëgimi kulturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, UNESCO-s, në përpjekje për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhënie të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor mes palëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga dy ministrat e Kulturës, ai serb, Vladan Vukosavljevic dhe ministrja shqiptare, Mirela Kumbaro. Ministri serb e vlerësoi këtë si një moment historik për bashkëpunimin kulturor mes vendeve, ndërsa shprehu vullnet të plotë për të mbështetur maksimalisht çdo nismë kulturore mes dy vendeve.

Burimi: Gazeta Shqip