Kemi dëgjuar shumë probleme për spitalet, mjekët dhe shërbimin shëndetësor.
Shpesh jemi të prirur të dëgjojmë vetëm negativen, dramatiken, shokuesen dhe gjërat e mira t’i kalojmë pa i vënë re. Nuk besoj se keni dëgjuar ndonjë falenderim në media për ndonjë mjek që ka bërë punën e mirë. Këtë e kalojmë duke thënë se kanë bërë thjesht detyrën ose mund të bënin edhe më mirë ose nuk janë si jashtë shtetit, etj, etj. E vërteta është që duhet të jemi falenderues për çdo gjë. Nuk duhet ta marrim si të mirëqenë çdo të mirë që na bëhet. Nëse do thonim me shpesh faleminderit, të lutem, më fal, ne do kishim më shumë mirëqënie, do ishim më të pasur në shpirt dhe më të lumtur.
Pa dashur të mohojmë problemet që ekzistojnë në shëndetësi, portali i lajmeve të mira po.al sjell ekskluzivisht një letër falenderimi që 2 pacient i dërgojnë mjekes së QSUT.
Më poshtë letra e dy pacientëve
Përshëndetje,
Neve pacientët e dhomës N/2 kemi 7 ditë në këtë dhomë, gjatë kësaj periudhe kemi konstatuar se ky sektor disponon përsonel të shkëlqyer si në drejtim të shërbimit ashtu edhe në atë të komunikimit me pacientët.
Për problemet që kemi pasur neve na janë përgjigjur në kohë si infermierët edhe mjekët janë treguar të gatshëm si në shërbim ashtu edhe në komunikim me neve.
Vlen të theksojmë se doktoreshë Rudina na ka lënë përshtypjet më të mira.
I përshëndesim të gjithë,
Me respekt,
Kadri Neziri & Asllan Lako