Paga mesatare mujore shënoi rritje me 13.7%

11

Paga mesatare mujore bruto gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023 shënoi rritje me 13.7 %, duke arritur 75.025 lekë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi raportin mbi Statistikat e Pagave, sipas të cilit, gjatë tremujorit të katërt të vitit që shkoi, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë “aktivitetet financiare dhe të sigurimit” dhe “informacioni dhe komunikacioni”.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2023 paga mesatare bruto për aktivitetin e grupit “administratës publike dhe mbrojtjes”, “sigurimi social i detyrueshëm”, “arsimi”, “shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, ka rritjen më të madhe prej 16.2 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti i grupit “aktivitetet financiare dhe të sigurimit” prej 4.5 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, profesionet në grupin e “menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

/ata.gov.al