Eksportet bujqësore rritje me 20 % në korrik

4

Eksportet bujqësore shënuan rritje me gati 20 % në vlerë dhe me 7.3 % në sasi, muajin korrik, krahasuar me korrikun e 2022-shit.

Raporti i tregtisë së jashtme publikuar nga INSTAT tregon se bujqësia është sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit, duke vijuar trendin rritës edhe gjatë muajit korrik, me gati 20 % më shumë eksporte bujqësore.

Shqipëria është kthyer në faktor të rëndësishëm në rajon për sa i takon eksportit të prodhimeve bujqësore.

/ata.gov.al