Panairi i Librit 2022/ Ndahen çmimet për veprat letrare, ja kush u shpall autori i vitit

51

Janë ndarë çmimet e panairit të 25 të librit. Zija Çela shpallet autori më i mirë i vitit.

Çmimi i letërsisë për fëmijë shkon për autoren Natasha Shuteriqi. Çmimi për përkthimin nga letërsia franceze shkon për Klarita Lagji, si përkthyese e veprës “Vendi i babait” nga nobelistja Annie Arnaux.

Çmimi për veprën më të mirë studimore shkon për Arben Imamin për veprën “Tri format e mendimit…”

Përkthimi më i mirë i vitit shkon për përkthimin e Romeo Çollakut, një punë e bukur me veprën “Varfanjaku i Zotit” nga Niko Kazanzaqis, një botim nga Kosova, i cili ishte edhe në këtë panair.