Panairi ndërkombëtar i Slow Food, ja kush e përfaqëson Shqipërinë

200

14448886_1395468010471184_2076689998285694948_n

Panairi ndërkombëtar i Slow Food, i cili po zhvillohet në Torino të Italisë, ka mbledhur bashkë shefat e kuzhinës nga e gjithë bota.

Në këtë aktivitet të gastronomisë ndërkombëtare, Shqipëria merr pjesë, e përfaqësuar nga dy shefat e kuzhinës, Altin dhe Sokol Prenga.

Stenda ku shefat shqiptarë kanë promovuar gatimet e tyre ka tërhequr vëmendjen e mjaft vizitorëve në këtë panair.

Shefat të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në këtë panair konsiderohen ndër shefat më të mirë të Slow Food-it.

14141933_1366017650082887_7821044477742989828_n
Tek Mrizi i Zanave, një restorant tipik shqiptar i Slow Food-it

Shqipëria përveç prezantimit me kuzhinën shqiptare, do te prezantohet edhe me muzikën, këngët dhe vallet shqiptare.