Paraqitet projekti i Muzeut Etnografik të Tiranës

8

Në prezantimin e projektit të Muzeut Etnografik të Tiranës (METi), ministrja e Kulturës, Elva Margariti e vlerësoi atë si një “perlë në qendër të Tiranës dhe një vlerë e shtuar për qytetin”.

Këtu ka qenë Biblioteka Kombëtare, Instituti i Monumenteve. Pra është një godinë e cila gjallon histori ndër shekuj por duhet të flasë edhe me gjuhën e vitit 2023.

Muzeu Etnografik i Tiranës do të ketë hapësira të reja, moderne, interaktive për fëmijët. Hapësira ku edhe artizanët të gjejnë mundësinë për të sjellë produktet e tyre.

/ata.gov.al