Parqet arkeologjike në vendin tonë kanë zgjuar interesin e një fluksi të lartë turistësh vendas e të huaj, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2023.
Dalin statistikat e periudhës janar-maj 2023 mbi numrin e vizitorëve në parqet arkeologjike, ku vihet re rritja e ndjeshme e tyre krahasuar me vitet paraardhëse
Sipas statistikave, në janar-maj të këtij viti parqet arkeologjike u vizituan nga 88 857 vizitorë, në të njëjtën periudhë të vitit 2022 u vizituan nga 59 989 vizitorë, në 2021 nga 23 637 vizitorë dhe në 2020 nga 10 852 vizitorë.
Shqipëria ka një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj. Këto parqe kanë interes pasi tregojnë historinë dhe kulturën, si dhe janë dëshmi e gjurmëve që ka lënë historia në to.
/ata.gov.al