Pas 30 vitesh ekonomist, Zeqiri bëhet fermer: Fitoj më shumë, një dhi prodhon 700 litra qumësht në vit

368

Zeqir Mustafaj, 9 vite më parë vendosi të heqë dorë nga profesioni i ekonomistit për tu bërë fermer.

Pasi bëri mirë llogarit, ekonomisti në moshën 50-vjeçare vendosi të hapë fermën me dhi alpine, sipas tij mishi i gjësë së gjallë dhe qumështi i dhisë do t’I sillte më tepër të ardhura se puna e ekonomistit.

“Dhitë e rracës së vendit nuk janë për regjim stallorë dhe kanë redindimet të ulët shumë. Ndërsa kjo quhet dhi alpine është franceze, është dhi për qumësht dhe mish. Këto rendimetin në vendine origjinës e kanë 800 litra në vit, ndërsa unë kam arritur të marr 700 litra”, thotë Mustafaj.

Kërkesa për ushqim  cilësor fermerit i garanton tregun me çmimin që ai dëshiron.

“Po realiteti ushqimin e duan të gjithë. Dhe ushqimet në të gjitha dyqanet ku sheh fatkeqësisht shikon shumë ushqime që nuk janë natyrale. E thashë pse të mos e provoj njerëzit kanë nevojë. Mirë shkoj të them të vërtetën kam dhe dyqanet që i shes vetë produktet e mia nuk i çoj tek të tjerët. Një litër qumësht e shes 220 lekë”, shpjegon fermeri.

Duke parë kërkesat e larta për prodhimet blegtoriale, Zeqiri thotë se nga 200 krerë kjo stallë do të dyfishojë numrin e të imtave.

“Do ta zgjeroj fermën, do të shtoj numrin e krerëve, por jo të fus ndonjë gjë tjetër”, thotë ai.

Ne jemi çfarë hamë, ky mendim Zeqirin e bëri që pas blegtorisë, fermën e tij ta zgjerojë edhe me produktet e prodhimeve bujqësore.

“Unë kam rreth 5 ha tokë ku një pjesë është me perime, misër, luledielli, pjepër kam edhe 500 rrënjë ullinj. Njerëzit që vijnë për të blerë këtu kanë mundësi t’i blejnë të gjitha gjërat. Prodhimet blegtoriale i patë poshtë,qumështin, kosin, djathin, mishin këtu perimet”.

Edhe pse hoqi dorë nga profesioni pas 30 vitesh eksperiencë, ferma ish-ekonomistit i jep më tepër  kënaqësi dhe liri se puna në zyrë.