Rrethrrotullimi i TEG-ut hapet për qarkullim javën që vjen

56

Nënkalimi te rrethrrotullimi i TEG-ut, pjesë e Unazës së Madhe të kryeqytetit, rrugë e cila lidh disa nyje të Tiranës, por edhe aksin kombëtar Tiranë-Elbasan, do të hapet për qarkullim për mjetet javën që vjen.

Nënkalimi do të lidhë aksin Tiranë-Elbasan pa ndërprerje dhe pritet që të shfryjë trafikun në këtë segment duke u mundësuar automjeteve kalimin pa ulur shpejtësinë.

Njëkohësisht me këto punime do të bëhet edhe ngritja e nivelit të rrethrrotullimit, për të bërë lidhjen e tij me degëzimet e tjera.