Patenta, për 30 minuta e ke në dorë! Ja si duhet të veprosh

22

Lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se kartonat, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit do mund të tërhiqen vetëm pas gjysëm ore, pra po atë ditë, pa ardhur herë tjetër.

Risia starton me Tiranën që lëshon 45% të numrit total të patentave, që automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera.

Pajisjet e reja investimet strategjike e të konsiderueshme të DPSHTRR, shpejtojnë shërbimin për qytetarët.

Sipas DPSHTRR-së, në Nëntor 2018 ky proces vononte 15 ditë. Por punuam, zhvilluam, programuam dhe riinvestuam nga të ardhurat që sot Tirana të shërbehet 720 herë më shpejt.

“Në 2018-ën dy muaj u bllokua fare prodhimi, nuk kishte prokate, u bë torturë për qytetarët. Në 2019-ën deri sot asnjë ditë bllokim shërbimi. As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë dhe pa tarifë ekstra”, informon DPSHTRR.