Pedonale buzë detit dhe dy bypass-e paralele me rrugën Vlorë-Orikum

569

Ndërtimi i dy bypass-eve paralel me rrugën nacionale Vlorë – Orikum dhe ndërtimi i pedonales buzë detit, me gjatësi 10.3 km janë pjesë të projektit “Për rikualifikimin e vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum” që po zbaton Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në rivierën shqiptare.

Projekti është pjesë e Programit “Punët në Komunitet IV: Zhvillimi i Alpeve shqiptare dhe zonës bregdetare” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës.

Objektivi i këtij programi të rëndësishëm është të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar ambientin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike.