Pensionet private, rritet me 3 % numri i anëtarëve në skema

5

Skemat private të pensionit kanë shënuar rritje të numrit të anëtarëve.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, në fund të muajit qershor rezultoi 37 594 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 2.95 % krahasuar me fundin e vitit 2022.

Gjatë periudhës janar-qershor 2023, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në fund të muajit qershor 2023 tregon një total asetesh neto prej 6.1 miliardë lekë dhe me një rritje prej 8.56 % krahasuar me 31.12.2022.

/ata.gov.al