Programi “EU4Schools”, 44 objekte arsimore të përfunduara, 16 në proces rindërtimi

27
Në kuadër të Programit “EU4Schools” deri tani në vendin tonë kanë përfunduar 44 objekte arsimore, ndërsa 16 të tjera janë në proces rindërtimi apo riparimi.
Procesi i rindërtimit të objekteve arsimore ka bërë të mundur ndërtimin e tyre sipas standardeve më të mira, me kushte dhe mjedise bashkëkohore.
Programi, financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Albania).
“EU4Schools” është një Program i financuar nga Bashkimi Europian në përgjigje të procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Programi po zbatohet nga PNUD, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Ai synon të mbështesë qytetarët shqiptarë në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura, konkretisht: Krujë, Durrës, Kurbin, Kamzë, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak, Vorë në fushën e arsimit.
Programi është pjesë e angazhimit financiar të Bashkimit Evropian gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, organizuar në Bruksel më 17 shkurt 2020.
Objektivi i përgjithshëm i këtij veprimi është të mbështesë më tej qeveritë lokale dhe kombëtare në reduktimin e humbjeve sociale dhe ekonomike, dhe të përshpejtojë procesin e rimëkëmbjes përmes riparimeve dhe rindërtimit të objekteve arsimore.
/ata.gov.al