Për herë të parë në Shqipëri, licencohet “Mësuesi Ndihmës”

40

Për herë të parë licencohet “Mësuesi Ndihmës” në kuadër të profilit “Arsim Special”.

Ndërkaq, ditën e djeshme, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore është zhvilluar provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, në profilin “Arsim Special”, procedurat dhe vijimësia e të cilit përfunduan me sukses.

Drejtoritë Rajonale Arsimore Parauniversitare kanë nxjerrë njoftimet për aplikime të studentëve që i përmbushin kriteret e formimit universitar dhe kanë dorëzuar listat e kandidatëve potencialë pranë QSHA dhe MASR.

Nga 30 kandidatë të shpallur në faqen zyrtare të QSHA, ditën e djeshme iu nënshtruan testimit përkatës 24 kandidatë. Nga këta, 20 kandidatë (ose 83% e pjesëmarrësve) rezultuan të suksesshëm në provim.

Në vijim, profili “Arsimit Special” do të jetë pjesë e inkorporuar në tërësinë e profileve që ka mësuesia duke u përfshirë në sezonet e ardhshme të provimit të shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit.