Përfundon faza e dytë e restaurimit të filmit “Vitet e Pritjes”

10

Përfundon faza e dytë e restaurimit të filmit “Vitet e Pritjes”.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka restauruar filmin “Skënderbeu”, komedinë “Përrallë nga e Kaluara” dhe të tjerë tituj të rëndësishëm që përfaqësojnë si vlera profesionale të nivelit të lartë por edhe element të rëndësishëm të historisë së kombit shqiptar.

Ky projekt i iniciuar nga Ministria e Kulturës dhe AQSHF ka gjetur edhe mbështetjen e “ACP” dhe gjithashtu edhe me ndihmën e arkivistit zviceran Reto Kromer në laboratorin e tij që konsiderohet shumë i përshtatshëm për këto projekte.

Premiera e filmit të restauruar totalisht “Vitet e Pritjes” është menduar të shfaqjet për publikun menjëherë pas tejkalimit të situatës nga pandemia ku të bëhet e mundur rihapja e kinemave.