FOTOT/ Fëmijët e kryeqytetit me një kënd të ri lojërash

10

Shumë shpejt kryeqytetit do t’i shtohet një kënd i ri lojërash për të vegjlit e Tiranës.

Punonjësit e bashkisë po punojnë dhe po i japin dorën e fundit montimit të lodrave në njësinë nr. 11 në kryeqytet.

Po ashtu, po vijon puna edhe me dy fushat sportive në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë.

Ndërsa ekipi po i jep dorën e fundit montimit të lodrave, të vegjlit duken kaq të entuziazmuar sa nuk i rezistuan dot!