Përfundon kolektor i ri për ujërat e zeza në Gjirin e Lalëzit

138

Një investim prej 10 milionë eurosh është realizuar në zonën e Gjirit të Lalëzit për të ndërtuar impiantin e ri të trajtimit të ujërave të zeza.

Ky impiant në fazën e parë do të mbulojë nevojat e 15 mijë banorëve, për tu zhvilluar në një fazë tjetër deri kapacitetin përpunues për 30 mijë banorë.

Për dy muaj do të përfundojë komplet rrjeti i kanalizimeve dhe impianti do të merret në dorëzim dhe që nga ai moment ato mund të lidhin të gjitha resortet dhe bizneseve që janë bregut të detit.

Janë lënë pusetat gati me gjithë hyrjen dhe bizneset vetëm do bëjnë lidhjen me këto puseta. Gjë që do bëhet brenda këtij sezoni veror dhe nuk do ketë më asnjë derdhje në det dhe asnjë gropë septike në këtë zonë.

Kolektori i ujërave të zeza në Gjirin e Lalëzit përfshin dhe ndërtimin e rrjetit kryesor të kanalizimeve nga zona e Shën Pjetrit deri në hidrovor me rreth 6.2 km rrjet kanalizimi kryesor, 4 stacione pompimi që bëjnë të mundur mbledhjen e gjithë pjesës së bregdetit dhe kanalizimet që lidhen me impiantin. Pas trajtimit uji do të dalë i pastër dhe përmes një kanali  do të shkarkohet në det.

Sipas ekspertëve të MIE-s uji që do të derdhet në det do të jetë në parametrat e komunitetit europian dhe legjislacionit shqiptarë. Kjo do të bëjë që të kemi një përmirësim të ndjeshëm të situatës në këtë zone.