Përfundon ndërtimi i një pjese të argjinaturës mbrojtëse përgjatë Shkumbinit

13

Në fshatrat Ullishtaj dhe Vidhas të njësisë administrative Papër, Elbasan ka përfunduar ndërtimi i argjinaturës mbrojtëse përgjatë lumit Shkumbin.

Në kohë reshjesh gjatë stinës së dimrit situata në këto dy fshatra bëhej e rrezikshme për 20 familjet që jetonin në këtë zonë, për shkak se lumi rrezikonte që t’i përmbyste.