Përjashtimi nga TVSH, ndihmë për fermerët dhe sektorin e bletarisë

18

Nga sot bëhen efektive ndryshimet në ligjin për TVSH-në, ku përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import kafshët e racës së pastër për riprodhim, bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet.

Këto masa ndihmojnë sektorin e prodhimit me rritjen e numrit të krerëve në blegtori dhe nxitjen e prodhimit blegtoral.

Po ashtu këto masa ndihmojnë zhvillimin e sektorit të bletarisë; stimulimin e prodhimit organik dhe luftës me metoda organike në bujqësi; përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme.

/ata.gov.al