Produktet “Made in Albania”, 1115 certifikata për marka kombëtare në 2020-n

4

Bizneset e kanë kuptuar rëndësinë e patentës dhe certifikimit të patentës brenda standardeve ligjore që njihen botërisht. Certifikimi i patentës e bën më të lehtë shitjen e produkteve dhe e bën produktin “Made in Albania” jo vetëm të ketë vlerë në treg, por i rrit prestigjin edhe Shqipërisë.

Viti 2020 shënoi një rritje të numrit të aplikimeve për regjistrim marke nga subjektet shqiptare.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,  bëri të ditur se gjatë vitit 2020 u lëshuan 1 115 certifikata për marka kombëtare.

Kjo rritje e konsiderueshme ka ardhur si rezultat i fushatës ndërgjegjësuese të ndërmarrë prej Drejtorisë së Pronësisë Industriale.