Perla e Shqipërisë, 4 gjëra që e bëjnë Shkodrën të parezistueshme për turistët

249

E pozicionuar thuajse në skajin veri-perëndimor të vendit, Shkodra është një nga ato atraksione turistike të cilës asnjëherë nuk i ikën bukuria, dhe madhështia. Shkodra ka vende shumë atraktive dhe tërheqëse për turistët që vinë nga shumë vende të botë.

Shkodra përveç që njihet për kulturë perëndimore, aty mund ta përjetosh mikpritjen e ngrohtë shkodrane e cila nuk mungon asnjë moment.

Ajo çfarë i tërheq më së shumti turistët është madhështia e Kalas së ‘Rozafës’ si kalaja më e madhe territoriale në vend, ndërsa në thellësi të qytetit, mund të hasësh një nga vendet më të vizituara që është Muzeu ‘Marubi’ dhe ‘Pedonalja’ e famshme me biçikleta të shumta që  janë karakteristik për këtë qytet, pastaj kafenetë dhe librarit e ndryshme, por nuk mungojnë as dyqanet me suvenire të ndryshme.

1.Muzeu Marubi

Eshtë fjala për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Brenda tij gjendet thesari i dinastisë së Marubëve i cili përmbledh foto të bëra që nga themelimi i studios më 1856 dhe deri në vitin 1989. Arkivi i Fototekës është shumë i pasur dhe përmban rreth 500 mijë fotografi.

2.Pedonalja e Shkodrës 

Pak më e shkurtër se 1 km, pedonalja shtrihet për rreth 800 m, e shtruar e gjitha me gurë dekorative. Nuk ka shumë vite që Pedonalja e Shkodrës është kthyer në një nga atraksionet turistike më të vlerësuara të vendit. Aty gjen një vend ku bashkohen e tashmja dhe e kaluara.

3.Librarit e ndryshme përgjatë Pedonales

Librarit që gjenden përgjatë Pedonales, janë mjaftë atraktive, ato tërheqin vëmendjen e turistëve, diçka e tillë nuk gjinden në qytetet e tjera shqiptare, të cilat tregojnë mjaftë për kulturën dhe traditën që ka Shkodra.

4.Biçikletat 

Shkodra është quajtur “qyteti i biçikletave” dhe vazhdon të quhet i tillë , dhe pse përdorimi masiv i mjeteve të tjera të lëvizjes, kryesisht automjeteve, e ka ulur disi numrin e përdoruesve të dyrrotësheve. Por përsëri, biçikleta vazhdon të jetë një mjet lëvizjeje i preferuar dhe mjaft i përdorshëm për qytetarët shkodranë dhe vështirë mund të gjesh shtëpi që nuk e ka së paku një biçikletë