Pesë artistë shqiptarë magjepsin publikun e “La Scala-s” së New York-ut

85

Pesë artistë shqiptarë në skenën “Grand Prospect Hall” në New York, SHBA.
Soprano Inva Mula, pianisti Genc Tukiçi, violinisti Olen Çesari së bashku me sopranon e njohur në komunitetin shqiptar në New York, Deshira Ahmeti – Kerliu dhe artisten shqiptaro – kanadeze, Ana Golia interpretuan një repertor të pasur me muzikë tradicionale shqiptare. Ky koncert ishte pjesë e turneut “Udhëtim nëpër botë me muzikë”.

Ata preformuan në “La Scala-n” e Nju Jorkut në sallën e koncerteve “Grand Prospect Hall”, duke magjepsur qindra bashkëatdhetarë me interpretimet e tyre të mrekullueshme, që zgjatën me shumë se 1 orë dhe korrën sukses të jashtëzakonshëm.

Soprano Inva Mula, pianisti Genc Tukiçi, violinisti Olen Çesari bashkë me sopranon e njohur të komunitetit shqiptar, Deshira Ahmeti – Kerliu dhe artisten e talentuar shqiptaro – kanadeze, Ana Gola në turneun ” Udhëtim nëpër botë me muzikë”, sollën pakëz Shqipëri, por edhe muzikë klasike botërore para një publiku, që u mahnit me performancën e tyre.

Yjet shqiptarë, treshja e mahnitshme Mula-Tukiçi-Cesari, të cilët sapo hodhën mbi “krahët” e tyre një histori tjetër suksesi, javën e kaluar në Otava të Torontos – Kanada, Kishën e Shën Palit në Detroit, të shtunën mbërritën këtu në Nju Jork.

Një “peshë” të madhe në këtë spektakël në Nju York, kanë edhe dy artistët, çifti dibran, Dëshira Ahmeti Kërliu dhe Arjan Kërliu.