Pianistja shqiptare fiton dy çmime të rëndësishme pianistike në Gjermani

23

Pianistja kosovare, Melisa Ibrahimi, pjesëmarrëse nё shumё koncerte dhe fituese e disa çmimeve pianistike nё vend dhe më gjerë, është shpërblyer me dy çmime në kuadër të International Piano Competition “Clavis Bavaria 2020”, në Bavari të Gjermanisë.

Në një garë të mbajtur në mnëyrë virtuale, në korrikun e këtij viti, Melisa në mesin e 20 pianistëve botërorë nga mosha 16 deri në 35 vjeçare është përzgjedhur për të marrë pjesë në International Piano Competition Costa-Festa 2021 organizuar nga Rusia në qytetin Torrevieja ne Spanjec.

Në të njejtën kohë ajo është përzgjedhur që të marr pjesë edhe në Koncertin dhe Masterclass-in “Bavaria Festival 2021 – Gala Concert” që do të mbahet në Fussen Gjemani. Ky lajm i mirë vie krahas rrethanave të krijuara nga pandemia COVID – 19, që ka bërë që të shtyhen shumë ngjarje kulturore apo edhe të anulohen tërësisht.