Pijet energjike që mund t’i bësh krejt lehtë në shtëpi me fruta dhe perime

45

Pija e Duhur Për Energji Dhe Detoks 

Kur keni nevojë për energji dhe gjallëri, zgjidhni lëngun e gjelbër me fruta dhe perime.

Përbërësit:

  • 1 tufë spinaq,
  • Gjysëm limoni i qëruar,
  • Një copë e vogël xhenxhefili,
  • Gjysëm kastraveci i qëruar,
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 gotë ujë.

Të gjithë përbërësit futini në mikser dhe më pas lëngun pijeni menjëherë.

Mollë Dhe Banane Për Më Shumë Energji 

Nëse ndiheni të plogësht pasdite, hiqni dorë nga kanaçet dhe përgatisni këtë pije natyrale energjike.

Mollët janë ndër burimet më të shkëlqyera të energjisë afat-shkurtër dhe afat-gjatë. Përveç se janë të pasura me antioksidantë, mollët përmbajnë vitamina dhe sheqerna që çlirohen ngadalë në organizëm.

Kësisoj, ju do të jeni të ngopur por edhe shumë energjikë për tu përballuar me sfidat e ditës.

Përbërësit:

  • 2 mollë mesatare të qëruara
  • 2 banane
  • 3-4 hurma Arabie,
  • Treçerek filxhani me qumësht,
  • 2 lugë gjelle gjalpë arrorësh
  • Akull

Të gjithë përbërësit futini në mikser dhe më pas lëngun pijeni menjëherë.

Lëngu i Patates Së Ëmbël Për Një Mëngjes Energjik 

Patatet e ëmbla janë të jashtëzakonshme për shëndetin. Ato janë ndër zhardhokët më të shijshëm e plot vlera të nëntokës.

Ndër vlerat e patates së ëmbël, mund të përmendim edhe aftësinë për të gjallëruar organizmin.

Përbërësit:

  • Gjysëm patate e ëmbël e pjekur
  • Gjysëm filxhan çaji me kos shtëpie.
  • Gjysëm filxhan çaji me qumësht bajameje.
  • Gjysëm banane
  • 1 lugë çaji kakao pluhur,
  • 1 lugë çaji me fara chia
  • Akull

Të gjithë përbërësit futini në mikser. Me sasinë e mësipërme mund të përgatisni tre gota me lëng të cilin mund ta ndani me familjen a kolegët.