Zona turistike e Shirokës në Shkodër në sezonin që kemi përpara do të ketë parkingun e ri publik.
Sheshi i hapur nga ndërtimi pa lejë do të kthehet në një hapësirë publike që do të shërbejë edhe si vendqëndrimi për autobusët e turistëve.
Sipas bashkisë Shkodër, puna për rehabilitimin e plotë të kësaj zone do të përfundojnë brenda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve.
Ky investim pritet që të sjellë lehtësim të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë turistike dhe të kenë ndikim të menjëhershëm në shërbimin ndaj turistëve në rritje edhe në këtë pikë turistike të Shkodrës.
/ata.gov.al