Pogradec, kthim në identitet banesave monument kulture

266

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave monument kulture, të cilat po kthehen në identitet pas punimeve restauruese.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Banesës së Sandri Qipros”, një nga banesat më të vjetra në qytetin e Pogradecit.

Synimi i restaurimit të banesave monument kulture është që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin.