Porto Romano, një mushkëri të gjelbër për Durrësin

14

Porto Romano në Durrës, nga një fushë mbetjesh është transformuar në një mushkëri të gjelbër për qytetin bregdetar.

Projekti i Porto Romanos ka ambiente sportive, (përkatësisht: 3 fusha basketbolli, 1 fushë minifutbolli dhe 2 fusha tenisi), parkim, kopsht botanik, mure kacavjerrës prej 28 metrash (climbing), kënde lojërash, hapësira dedikuar aktiviteteve sportive.