Rreth 200 mijë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në janar të këtij viti

13

Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë muajit janar 2022 shënoi 194 mijë vizitorë.

Sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT) numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri shënoi rritje me 4.8 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas INSTAT, shtetasit nga Kosova kryesuan në totalin e vizitorëve. Pesha e tyre në periudhën 2020-2021 arriti në rreth 50 % të totalit të hyrjeve, nga rreth 34-35 % që ishte para pandemisë.

Në rritje të ndjeshme ishin dhe hyrjet e shtetasve nga Gjermania, Anglia, Polonia, SHBA në raport me janarin 2021.

Sipas INSTAT, në janar 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,8 herë dhe Greqia me 3,8 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rënien më të ndjeshme me 33,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.